Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile.
Në fjalën e hapjes, kryeministri Haradinaj ka theksuar se vendet me demokraci të zhvilluar e vlerësojnë rolin e shoqërisë civile në proceset zhvillimore.
Partneriteti i filluar me këtë Strategji do të vazhdojë dhe do të pasurohet edhe më tutje përmes strategjisë së re e cila do të jetë e gatshme deri fund të këtij viti,
ka thënë kryeministri Haradinaj.
Kryeministri në fjalën e tij ka përmendur si sfidë moszbatueshmerinë e ligjeve si dhe korrupsionin e lartë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë që ai e drejton, për ndryshim të kësaj gjendjeje.
Në këtë drejtim, kryeministri ka vlerësuar nevojën që institucionet tona duhet t rrisin aktivitetet që kanë përmbajtje në implementimin e politikave në interes të
drejtpërdrejt të qytetarëve tanë.
Kryeministri Haradinaj është interesuar posaçërisht për idenë e përhapjes së vullnetarizmit tek të gjitha moshat, hap ky që duhet të pasohet me hartimin e ligjit
për vullnetarizmin, që sipas Kryeministrit Haradinaj është cilësi e shoqërive të zhvilluara perëndimore.
Fitim Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile, ka theksuar hapat e
rëndësishëm drejt realizimit të objektivave për krijimin e kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të bashkëpunimit mes Qeverisë dhe Shoqërisë Civile.
Në debat kanë kontribuar edhe bashkë kryesuesi i Këshillit nga shoqëria civile, Taulant Hoxha dhe zëvendës kryesuesi i Këshillit, Habit Hajredini.
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...
Garda e Iranit, në “listën e zezë” të BE/ Përcaktohet si org...