Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka ftuar Qeverinë e Kosovës që ta rregulloj këtë çështje, sepse do të ketë probleme nëse nuk kthehet kufiri në vijat e vitit 1974.
Ai tha se e dinë që kufiri ka ndryshuar dhe se ka ardhur në brendi të Kosovës.
“E kam një pyetje, a shihni mundësi ta ktheni vijën kufitare të vitit 1974…Nuk do të kaloj kështu, keni parasysh, vija kufitare duhet të kthehet…Jemi duke folur për një temë që mund të na nxjerr telashe në të ardhmen… Nuk i vyen as Gjukanoviqit, as neve problemi me kufirin”, tha Haradinaj.
Ai sugjeroi Qeverinë që të shkoj të bisedoj me NATO-në në Bruksel dhe ta pyesin nëse kanë ndonjë zgjidhje për këtë temë.
Haradinaj ka kërkuar që Qeveria ta shkarkojë sa më shpejt edhe kryeshefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës Murat Mehën.
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...