Në seancën e Kuvendit të Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se operacionet e Policisë së Kosovës janë bërë qëllimshëm nga Qeveria për ta dorëzuar veriun e Kosovës.
Sipas tij, pas dy operacioneve policore, Kosova ka dalë më e dobët.
Operacionet janë bërë qëllimshëm për ta dorëzuar veriun, Kosova sot është më e dobët në rend dhe ligj pas këtyre operacioneve. Pse policia jonë duhet me u mbajt peng nga grupet kriminale, kur dy vjet më herët policisë tonë s’ka guxu askush me i dalë në rrugë. “Kemi parë dy operacione, pas këtyre operacioneve ka ndodhur dobësim i shtetit ligjor, besoj që të gjithë ata që janë të fushës mund ta bëjnë këtë vlerësim. Në dy raste, Kosova ka dalë e dobët”, tha Haradinaj./arbresh.info/
“Kurrë mos harro” – OSBE përkujton masakrë...
SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës venezuelase
Supremja rrëzon ankesën e PDK’së për anulimin e votave me po...
I shënoi dy gola Realit, Betancor: Para nëntë vjetësh isha d...
Basha: Reçaku mbetet plagë e hapur, pa drejtësi nuk ka paqe ...
Osmani: Reçaku dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj K...