Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar paralajmërimin e Prokurorisë Speciale për aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçit e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Haradinaj ka thënë se meqë kjo gjykatë është votuar nga Parlamenti i Kosovës, prandaj duhet respektuar diskrecioni i saj.
“Ia kemi nënshkruar vet ato letra. Duhet me ia respektu diskrecionin. Edhe për mua është e çuditshme se si rastisi që njoftimi të vjen në atë ditë e në atë orë, por ia kemi dhënë diskrecionin. Ia ka dhënë Parlamenti i Kosovës. Jemi të detyruar t’ia respektojmë”, tha Haradinaj.
“Nuk besoj se evropianët guxojnë me ia futë duart amerikanëve në këso tema. Nuk është fare e logjikshme për mua që dikush guxon me ia minu atyre një samit. Ata e kanë marrë Hashimin e kanë çu në Rambuje prej zonës së luftës. Ata e kanë çu, se tjetërkush s’do të kishte guxu” tha ai në Pressing.
Haradinaj tha se “nuk guxon askush me poshtëru Shtëpinë e Bardhë.”
Ai tha se kjo thirrje në këto momente mund të jetë edhe rastësi, pa ndonjë prapavijë të caktuar.
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...