Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se tema e arsimit është mjaft e rëndësishme, raporton arbresh.info.
Ai ka propozuar që ky takim të jetë mujor dhe se për këtë do të bien në dakordim.
“Unë sot do të ju bëjë një pyetje a keni energji që ta trajtojmë këtë temë. Nuk është temë vetëm e imja ose e ministrit por e të gjithë neve, është e fëmijëve tonë. A ka Kosova njerëz me trajtu këtë temë. Nëse diçka nuk është në rregull si mund ta rregullojmë. Nuk është as me gjet një fajtor e as me shpall një hero. Nuk është bërë për inat të askujt kur është shkarku bordi i Agjencisë për Akreditim”, ka thënë ai.
Sipas tij nuk bëhet arsimi qosheve e xhepave, duke shtuar se arsimi bëhet bashkë.
“Ta ndreqim arsimin për aq sa mundemi”, ka thënë ai.
Në qeveri po mbahet takimi i përbashkët me kryeministrin Haradinaj, zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj e Fatmir Limaj si dhe ministri i arsimit Shyqiri Bytyqi, temë diskutimi është gjendja në sistemin e arsimit në përgjithësi./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1731658586899226/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...