Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së sotme të Qeverisë ka thënë se nuk do të vendosen masa shtesë për shtetin serb.
Haradinaj ka shtuar se masat janë listuar por nuk do të zbatohen nëse Serbia nuk ndërmerr veprime agresive, shkruan Arbresh.info.
“Ne kemi identifikuar të gjitha veprimet potenciale që mund ti marrim mirëpo me masën e taksës prej 100% mendoj se është një efekt i madh dhe nuk do të shkojshim me masa më të mëdha por do të shkojmë nëse Serbia shkon me masa agresive siç ka vepruar në të kaluarën”, ka thënë ai.
Ndryshe pas vendosjes së taksës doganore prej 100% për produktet e prodhuara në Serbi dhe Bosnje, ishte raportuar se shteti i Kosovës do të i vendos edhe masa tjera shtetit serb./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...