Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është nisur për një vizitë në Shkup.
Haradinaj do të pritet nga homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë të shtetit të Maqedonisë.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi.
Haradinaj këtë vizitë do ta realizojë në kuadër të Samitit Digjital, që do të mbahet të mërkurën, e ku do ta përfaqësojë Kosovën në mesin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor.
Samiti do të udhëhiqet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërkaq në këtë Samit pritet të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e lartë BE-së për Politikë të
Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Samiti mbahet më 18 dhe 19 prill në Shkup./Indeksonline/

Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore