Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj gjatë vizitës disaditore në SHBA do të ketë një agjendë të ngjeshur, me takime të nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit, në Pentagon, Departamentin e Mbrojtjes, pastaj takime në Senatin Amerikan, takime me Senatorë dhe po ashtu në Kongres.
Ai, të mërkurën, në Capitol Hill do të ketë një prezantim dhe po ashtu do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
Gjithashtu, Haradinaj do të vizitojë Shoqatën Pan-Shqiptare “VATRA”. Gjatë vizitës ai do të takojë lidershipin e Vatrës dhe komunitetin Shqiptaro-Amerikan./rtk
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...