Sot shënohet 20-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneralit Shkëlzen Haradinaj dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilajt, Fatmir Nimanajt dhe Luan Nimanajt, dhe invalidi i UÇK-së Enver Haradinaj.
Ndërsa, homazhe kanë ber kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , përfaqësues të organizatave te dala nga Lufta e UÇK-së, familjarë te dëshmorëve, invalid dhe veteran të luftës, deputetë të parlamentit të Kosovës, kryetar komunash dhe shumë qytetarë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kujtuar 16 prillin e vitit 1999 ku ka rënë vëllau i tij Shkelzen Haradinaj
“Ketë ditë në vitin 99 ka qenë ditë e vështir. përpjekje për të shpëtuar jetë. Kur ka ardh lajmi se forcat serbe ia kanë mësy nuk ke mujt mos me vepru. Shkelzeni ka thane po shkoj unë dhe ata që i ka pasur afër gjatë gjithë luftës. Ai ka shkuar për të mbrojtur civilë dhe ka rënë bashkë më shokët. Ne i kemi pri luftës këtu nuk kemi pas kohë me përgatit luftën por vetëm me ju dal përpara armikut”, ka thënë mes tjerash kryeminiëtri Haradinaj duke e kujtuar ditën e rënëis së vëlliat Shkelzenit.

Në këtë ceremoni, kryeministri tha se nuk është e vërtet që Kosova e ka falur Qakorrin as Kullën “nuk do ta lejoja kurrë me u prek toka e Kosovës”.
“Ne kemi me qu Kosovën ku i takon e NATO le te vendos si do sjellët nuk është e vërtet qe Kosova e ka fal Qakorrin as Kullën është rren nuk do ta lejoj me u prek kurբ toka as territori i Kosovës. Pushtet shkojnë e vijnë unë i kom kalu edhe do vjet ne burg nuk kom bo kurrë gabime ne interes te atdheut”, tha kryeministri./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/312293759439783/

Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...