Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas takimit me deputetët në Bundestag.
“E falënderoj për mikpritjen deputetin e SPD-së, Josip Juratovic, po ashtu edhe deputetët e Partisë së Gjelbër, do të kemi takime në mbrëmje me kryetarin e Parlamentit dhe deputetët tjerë”.
Haradinaj ka thënë se e “kthen vizitën e deputetëve, pasi ata që 20 vjet vijnë në Kosovë vazhdimisht, dhe në shenjë respekti kam ardhur këtu që të ju falënderoj për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës”.
“Ishte një bisedë shumë e hapur, u bisedua për shumë çështje, ata e vlerësojnë punën që kemi bërë ne sa i përket rendit dhe ligjit, riatdhesimit dhe temave që lidhen me liberalizimin e vizave”.
I pyetur nëse vizat janë çështje javësh, Haradinaj është shprehur se nuk mund të flasim tani por në fund të vizitës.
Kryeministri Haradinaj është shprehur se në takimin me kancelaren Merkel është me rëndësi të kthehemi te bilateralja Kosovë-Gjermani pra të avancojmë marrëdhëniet bilaterale, pastaj proceset integruese Kosovë-BE dhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi, pra këto tri tema do të fokusohemi. /GazetaExpress/
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...