Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas akademisë solemne në ditëlindjen e Nënës Terezë.
Ai tha se shenjtorja Nëna Terezë, mbetet frymëzim për mbarë njerëzimin si dhe përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore duhet të na shërbejë secilit prej nesh, shkruan Arbresh.info.
“Figura e Shenjtores Nëna Terezë, bijës së kombit shqiptar, mbetet frymëzim për mbarë njerëzimin. Përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore duhet të na shërbejë secilit prej nesh si udhërrëfyes në punët tona të përditshme. Në akademinë solemne me rastin e ditelindjes së Nënës Terezë, nën përkujdesjen e ipeshkvit të Dioqezës Prishtinë-Prizren, Imzot Dodë Gjergji, me krenari kujtuam trashëgiminë e jashtëzakonshme që la ajo pas, si një simbol i krenarisë kombëtare dhe botërore dhe tregues se edhe një popull i vogël jep figura të mëdha.Të lartësuara qofshin gjithmonë emri dhe veprat e saj”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...