Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përurimin e lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në Zahaq të Pejës, ku u nderuan 138 dëshmorët e kësaj ane dhe të gjithë të rënët për liri dhe dinjitet kombëtar, në të gjitha trevat shqiptare.
Haradinaj tha se sa më shumë afrohej liria, aq më e ashpër bëhej përballja me okupatorin. Ai përkujtoi edhe rënien heroike të Muharrem Vuthajt nga Vrella, më 5 maj 1999, duke e cilësuar si një luftëtar që mishëronte vlerat më të larta të trimërisë dhe dashurisë për atdheun.
“Liria në këtë tokë është e shenjtë dhe do të jetojë për aq kohë sa ne i qëndrojmë besnikë gjakut të derdhur për të. Heroizmi dhe sakrifica e Dëshmorëve të Kombit do të jenë gjithmonë udhërrëfyes në shtetndërtimin tonë dhe në forcimin e faktorit shqiptar si garantues i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në rajon,” theksoi Haradinaj./Arbresh.info
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...