Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve në komunën e Lipjanit, sot është mbajtur Akademi Përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kujtoi dëshmorët e fshatit Sllovi duke thënë se ata nuk kanë vetëm bijtë e nënave por janë bijtë e gjithë Kosovës.
“Me kalimin e viteve dhimbja dhe mungesa e të dashurve ende është prezent. Si vend duhet me i nderu të gjithë të rënit për liri. Nuk është lehtë me bajt dhimbjen gjatë gjithë kërrë viteve vetëm zemrat e këtyre nënave e dinë çka është kjo dhimbje. Bajt e juaj nuk janë vetëm bijtë e juaj por e tërë Kosova i respekton”, tha Haradinaj.

Në fshatin Sllovi, 20 vite më parë forcat paramilitare Serbe, krimet e tyre makabre i kishin vazhduar edhe me datë 16 prill te vendi i quajtur “Lugi i Demes” në malet e fshatit Sllovi, ku përgjatë këtyre dy ditëve kishte 45 martir e dëshmor të flijuar për lirin e vendit tonë./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2287248871514085/?notif_id=1555317697527928¬if_t=live_video_explicit
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...