Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai përmes një postimi një “Facebook”, ka bërë të qartë se tema kryesore e takimeve bilaterale në New York do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës.
Postimi i plotë:
Javën që vie do të qëndroj për vizitë zyrtare në ShBA, ku në fokus të agjendës do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës. Në New York do të zhvilloj takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimi i të arriturave të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën. Krahas kësaj, për ta forcuar partneritetin me ShBA-të do të zhvilloj takime bilaterale me senatorë, kongresist, dhe personalitete me influencë në
Washington.
Rruga euro-atlantike e vendit është e pakthyeshme!/arbresh.info/
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...