Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla ka takuar sot Zëvendës Sekretarit Gjeneral të NATO-s, Mircea Geoana.
Në këtë takim është biseduar për integrimin në NATO, i cili është prioritet strategjik i Kosovës.
“Shpreha mirënjohjen e thellë për prezencën e NATO/KFOR në Kosovë, dhe rolin e tyre kontributdhënës në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal”, tha ministrja Haradinaj.
Postimi I plotë:
Integrimi në NATO është një ndër priotetet strategjike të Kosovës. Këtë ja theksova sot Zëvëndës Sekretarit Gjeneral të NATO-s, z. Mircea Geoana në një takim shumë të frytshëm në selinë e NATO-s.
NATO për qytetarët e Kosovës është simbol i lirisë dhe si e tillë mbetet, lidhje historike e strategjike tash e 21 vjet.
Shpreha mirënjohjen e thellë për prezencën e NATO/KFOR në Kosovë, dhe rolin e tyre kontributdhënës në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal.
Kërkova nga z. Geoana mbështjeten e plotë të NATO-s për Kosovën në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë, gjerësa bashkarisht do të punojmë në thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve tona që do të rezultonin në të ardhmen jo të largët, me anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO.
Ky është synimi ynë, e drejta jonë dhe nga ky rrugëtim nuk ka kthim prapa.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...