Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka udhëtuar për në Kroaci për të marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga bashkatdhetarët me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se mërgata shqiptare përpos që ndihmoi luftën çlirimtare, arriti të krijojë storie suksesi.
“Shqiptarët migruan në Kroaci e në vendet e tjera në Perëndim në kohë të vështira për vendin. Por kjo mërgatë, përpos që ndihmoi luftën çlirimtare, arriti të krijojë storie suksesi, si në biznes ashtu dhe në sferat e tjera”, ka shkruar Haradinaj.
“Diaspora është vlerë e pakontestueshme e jona. Vlerë që tregimin për Kosovën e ka ndërtuar dhe vazhdon ta mbrojë e ta pasurojë në mënyrën më të mirë”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...