Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në Gllogjan ka pritur në vizitë anëtarët e shoqatës Shqiptaro – Amerikane për Zbatim të Ligjit.
“Në Gllogjan na nderuan me vizitë anëtarët e shoqatës Shqiptaro-Amerikane për Zbatim të Ligjit, kryesuar nga Elton Shametaj, shoqatë kjo që përfaqëson shumë shqiptarë që shërbejnë në agjencitë e zbatimit të ligjit si; FBI, Polici, Marshall e Zjarrëfikës”, ka shkruar Haradinaj.
Kryetari i AAK-së tutje ka thënë se komuniteti shqiptar në ShBA është “shembulli më i mirë se si duhet të punohet për atdheun nga secili cep i botës”.
“Me punën e ndershme dhe shërbimin e tyre profesional ndaj komunitetit, e nderojnë gjithë kombin”, ka shtuar Haradinaj./arbresh.info/
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...