Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Izraelin për shënimin e Ditës së Pavarësisë, ai ka marrë pjesë në ndejën e organizuara nga ambasada izraelite në Kosovë.
Me anë të në postimi në Facebook, ai ka deklaruar se sot nuk festojnë vetëm miqësinë mes dy popujve, por edhe shkuarjen e kosovarëve pa viza në Izrael.
“Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona”, u shpreh ai.
“Sot, në Ditën e Pavarësisë së Shtetit të Izraelit, festojmë jo vetëm miqësinë mes dy popujve tanë, por edhe një arritje të re, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, një akt që konfirmon raportet gjithnjë e më të ngushta dhe të shkëlqyera mes nesh! Urime Dita e Pavarësisë, Izrael”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë