Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj mori sot pjesë në pritjen zyrtare të organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Evropës.
Ai thotë se ishte i nderuar që prezenca e tij u bë me ftesë të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, shkruan Arbresh.info.
”Me ftesë të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, mora pjesë në pritjen zyrtare të organizuar në shënim të Ditës së Evropës. Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt integrimit. Për më shumë se dy dekada, Kosova ka treguar përkushtim për të qenë pjesë e familjes evropiane. Qytetarët tanë e meritojnë integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Por ky synim realizohet vetëm me një mentalitet të ri qeverisës, një qasje që hap perspektiva për zhvillim, integrim dhe jo izolim e futje nën sanksione”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info/
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...