Me rastin e 26-vjetorit të çlirimit të Istogut, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar me krenari këtë ditë historike për qytetin dhe vendin. Në një postim të publikuar në Facebook, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e fitores kundër regjimit të Millosheviqit dhe ka nderuar sakrificën e dëshmorëve të rënë për liri.
“Më 20 qershor 1999, u përmbyll largimi i forcave policore dhe ushtarake të regjimit të Millosheviqit nga Kosova, një kapitull i dhunshëm që përfundoi me humbje dhe turp për ta”, shkroi Haradinaj.
Ai ka njoftuar se sot është përuruar edhe Kompleksi Memorial i Dëshmorëve të Komunës së Istogut, ku para pak ditësh është bërë rivarrimi i dëshmorëve, të cilët tani prehen të bashkuar, ashtu siç e meriton sakrifica e tyre.
Në postimin e tij, Haradinaj ka shprehur mirënjohje të thellë për ndihmën e aleatëve strategjikë, SHBA-ve dhe NATO-s, të cilët, sipas tij, qëndruan pranë popullit të Kosovës në ditët më vendimtare të ekzistencës së tij.
“Përgjithmonë në kujtesën tonë historike do të jetojnë Heronjtë, Dëshmorët dhe Martirët e kombit”, ka përfunduar ai./Arbresh.info
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...
PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën mbi masakrat
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”