I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, thotë se ka ardhë koha që në Kosovë me vendos Kosova!
“Mbështetja kaq e madhe e kaq e shtrirë anembanë Kosovës, është mbështetje dhe qëndrueshmëri, jo veç për mua, por për të drejtën tonë të përbashkët, që Kosova të jetë shtet i së drejtës dhe shtet i qytetarëve të barabartë, që Kosova të jetë e zhvilluar ekonomikisht, që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, që Kosova ta marr në afatin sa më të shpejt liberalizimin e vizave, që Kosova njëherë e përgjithmonë t’i ndal agjendat dashakeqe të Serbisë për Kosovën, që Kosova të përshpejtojë rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik. Nuk po flasim për projekte, por për të drejtën tonë si shtet dhe qytetarë të vendit!”, thotë Haradinaj.
Sipas tij, ka ardhë koha që në Kosovë me vendos Kosova! Jemi bërë bashkë, jemi përcaktuar për një Kosovë të re e qeverisje proaktive!
“Më 11 qershor Kosova vendos për ndryshim dhe fillimin e ri, – me Koalicionin e fitores, me numrin 12! Bashkëbisedoni, flisni, thojani familjarëve dhe miqve tuaj, se vota juaj më 11 qershor vlen shumë, por edhe se kjo votë është shumë më shumë – është një vendim për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë në fund Haradinaj.
Këto deklarata Haradinaj i bëri në Deçan.

Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...