Kryeministri Ramush Haradinaj është duke marrë pjesë në Konferencën e tretë të Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Kosova prezantojë 40 projkete në vlerë 600 milionë euro në samitin e BERZH-it.
Aty në mesin e kryeministrave të tjerë, Haradinaj foli për infrastrukturën rrugore të Kosovës, i cili tha se është me rëndësi që të përfundohet infrastruktura.
” Autostradat janë gati në përfundim dhe ato na lidhin me vendet e rajonit. Jemi në dinamikë të mirë për të përfunduar autostradat në Serbi – Autostradën e Paqes, ashtu siç tha edhe kryeministrja e Serbisë, dhe atë për në Maqedoni”, ka thënë Haradinaj.
“Me një prej fqinjëve që nuk kemi lidhje infrastrukturore është Mali i Zi. Autostrada do të ishte zgjidhje”, tha ai.
Haradinaj ka thënë se ka problem në lidhjet me gazin dhe sipas tij TAP do të ishte zgjidhja e duhur.
Më tej ka thënë se në Kosovë kanë krijuar kushte për ndërmarrësit e rinj, ku ka theksuar se ka kompani të IT-së të cilat janë të bashkuara me rajonin dhe botën./rtk
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...