Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster, raporton arbresh.info
Haradinaj së bashku me Lancaster pas takimit kanë mbajtur një konferencë për media ku, Haradinaj ka treguar se kanë biseduar për thëllimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve.
Kryeministri po ashtu ka treguar se ministri Lancaster ka shërbyer edhe gjatë luftës në Kosovë.
“Një moment shumë prekës me ministrin në vitin 1999- 2000 ka shërbyer në Kosovë si oficer i Mbretërisë së Bashkuar tani vjen si ministër i sigurisë e kjo është një dëshmi që Kosova dhe Mbretëria e Bashkuara vazhdojnë me qenë miq. E kam falënderuar për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës dhe thellim të bashkëpunimit biratelarl Kosovë Britani e Madhe”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport
Moti sot i vranët dhe me riga shiu