Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili është thirrur në interpelancë për vendimet e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione ka thënë se si ministër, Rikallo ka shprehur një shkallë të interesit në punë.
“Ajo çka kam mundur të hetoj unë në punën e tij është një shkallë korrekte e detyrave. Tani jemi në një marrëdhënie të vështirësuar me Listën Serbe në koalicion, që nga rasti i arrestimit të Gjuriqit në veri. Sido që të jetë unë kam kërkuar një raport në minstri për gjendjen e këtyre që keni kërkuar”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se Ministria e Bujqësisë është duke funksionuar pavarësisht bojkotit nga Lista Serbe.
“Ajo çka iu garantoj është që të mos ketë bojkotim të institucioneve nga askush. Tani i kemi pasur disa dëme nga breshëri dhe është dashur të kujdesemi. Po ashtu çështja e veriut është më e ndërlikuar ku Serbia mundohet t’i bind banorët e veriut se ajo pjesë është Serbi dhe se ata nuk mund të integrohen në Kosovë. Por ne po mundohemi që tëkujdesemi për të gjithë njësoj edhe për serbët dhe jemi duke shtrir sovranitetin në gjithë vendin”, ka thënë ai duke shtuar se shqetësimet e deputetëve do t’i trajtojnë në vazhdimësi./Arbresh.info
Rilind Gërvalla emërohet ushtres detyre i drejtorit të RTK 1...
Vrasja e rëndë e vitit 2013 në Prizren, dënohet me 15 vjet b...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuari...
Rama nënshkruan deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi” m...
Shira të rrëmbyeshëm në Turqi/ Përmbytje masive në disa prov...
Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzoh...