Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit.
Haradinaj ka thënë se ka takuar miq nga shumë vende të botës.
“Ndjenjë e veçantë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku për vite me radhë kam rastin të takoj miq amerikanë e miq të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për aktualitetin politik si dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjërë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Kosova është në rresht me Amerikën në të gjitha aspektet.
“Jemi në rresht me Amerikën, si aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë.
Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...