Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas votimit në Kuvendin e Kosovës të Rezolutës dhe Ekipit Dialogues për dialogun me Serbinë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky është një hap tejet i rëndësishëm për t’i dhënë peshë dialogut.
Ai ka thënë se nga sot, këtij procesi Kosova do t’i qaset më e përgatitur.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Kosova duhet të dialogojë me Serbinë, në të mirë të normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve dhe përmbylljes së shumë temave të hapura.
Miratimi në Kuvendin e Kosovës i rezolutës të propozuar nga PSD, është hap tejet i rëndësishëm për t’i dhënë peshë dialogut dhe legjitimitet institucional.
Me veprimin e sotëm, këtij procesi i qasemi më të përgatitur, më të përgjegjshëm dhe më legjitim.
Falenderoj të gjithë deputetët që ishin ne sallën e Kuvendit dhe të gjithë ata që votuan PRO.
Ftoj të gjitha partitë politike, shoqërinë civile, organizatat dhe personalitete të tjera të rëndësishme t’i bashkohen këtij procesi, për ta përfunduar dialogun me një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, bazuar në Librin me shumë kapituj të propozuar javën e kaluar dhe duke e finalizuar me njohje reciproke.
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...
Ministri i Jashtëm nigerian: SHBA-ja goditi ISIS-in pasi pre...
Kongresisti amerikan Lawler i dërgon letër Kurtit: Mbështetj...
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...