Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar ditën e sotme me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Në takim, siç njofton AAK, u diskutua për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, me theks të veçantë për situatën e krijuar nga bllokada institucionale që po zgjat tash e disa muaj.
“Haradinaj e njoftoi znj. Prattipati për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin e saj për të dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet”, u tha në njoftimin e AAK-së.
Në takim, sipas këtij njoftimi, Haradinaj e ka falënderuar Prattipatin për rolin e saj aktiv dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA-ja po jep në proceset kyçe që po kalon Kosova.
The New York Times: Princi saudit i kërkoi Trumpit të vazhdo...
Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në ak...
Kuka: Ofertat për Majlindën vazhdojnë, por ajo mbetet besnik...
Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë
Nëna Rukë tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: “O ...
Kurti priti në takim komisionerin Kamp, flasin për zhvillime...