Nëse njerëzit mendojnë se me mos-njohjen e pavarësisë sonë humb vetëm Kosova, mashtrohen thellë.
Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për mediumin boshnjak “Avaz”, ndërsa ka thënë se ata që mendojnë kështu vijnë nga rrugë të gabuara, që nuk e kuptojnë se ku jemi, por edhe ku po shkojmë.
Ndërkaq, duke kritikuar qasjen e Bosnjës ndaj shtetësisë së Kosovës, Haradinaj ka thënë se vendi ynë ka marrëdhënie më të mira me Kinën se me Bosnjës fqinje.
“Shikoni, njerëzit tanë udhëtojnë në Kinë, kinezët njohin pasaportën tonë, madje kanë edhe konsullatën e tyre këtu (në Prishtinë). Dhe, nëse e shohim kështu, Kosova ka raporte më të mira me Kinën e largët sesa me Bosnje e Hercegovinën fqinje”, tha kryeministri i Kosovës, transmeton Koha.net.
Shton se Serbia nuk e ka kohën e dynjasë për të marrë vendimin e njohjes së realitetit që Kosova është shtet evropian i pavarur, i orientuar kah Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.
Haradinaj është shprehur i gatshëm që të vizitojë zyrtarisht Sarajevën.
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...
Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet, vjen reagimi i as...
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore