Ambasada e Shqipërisë në Kosovë sonte rreth orës 18:00 ka organizuar pritje për nder të 106-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Me një fjalë rasti, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e flamurit.

“Është tepër e vështirë për të bërë një festë në Kosovë që quhet festë e flamurit, pasi e gjithë Kosova do të duhej të ishte këtu. Festa e Skënderbeut që për herë të parë solli flamurin, vazhdojmë me flamurin e Ismajl Qemajlit dhe vazhdojmë me të paharruarin Adem Jashari”, tha ai.
Edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se 28 Nëntori është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët, raporton arbresh.info
“28 Nëntori pa dyshim që është një ditë e shenjt për të gjithë shqiptarët. Përmban identitetin e një populli, i cili ndër shekuj nuk hoqi dorë nga ëndrra për liri. Historia ndër vite ka ditur të jetë e ashpër për ne shqiptarët, por ne ditëm. Sot shqiptarët janë zotër të fatit të tyre, integrimi euroatlantik i shqiptarëve është shumë më shumë se kaq. Ne besojmë në vlerat perëndimore dhe ne duam që këto vlera t’i kemi të përbashkëta me fqinjët tanë, të cilët i respektojmë dhe duam të respektohemi njësoj”, u shpreh ai.

Ndërsa, kyreministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se më 17 shkurt 20o8 me vullnetin tonë, jemi deklaruar popull i lirë dhe kushdo që nuk pajtohet me këtë, është faji i tij. “Ka pas pyetje, ka dhe do të ketë pyetje për shqiptarët. Edhe ne ndonjëherë shtrojmë pyetje për ne. Por një përgjigje e dha Skënderbeu dhe ka plot të tjerë që dhanë këtë përgjigje. Më 17 shkurt 2018 me vullnet tonë jemi deklaruar popull i lirë, kushdo që nuk pajton me këtë është faji i tij. Asnjëherë nuk ndërrojmë nga ajo që flasim shqip dhe shqip urime”, u shpreh kryeministri i vendit. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/377322106353523/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...