Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Haradinaj e ka cilësuar këtë takim si një mundësi për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke vënë në pah mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha fazat e saj.
“Më gëzon fakti që po vazhdojmë ta forcojmë edhe më tej këtë miqësi të ndërtuar ndër vite, në të gjitha nivelet. Vetëm dhjetë ditë më parë qëndrova në Londër, ku pata rastin të zhvilloj takime përmbajtësore me zyrtarë të Zyrës së Jashtme, të Commonwealth-it dhe të Zhvillimit. Mbretëria e Bashkuar ka dhënë shumë për Kosovën dhe ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës për këtë”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...
OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut
Investimet e huaja, Rama: Shqipëria mbi mesataren e rajonit,...
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë ...
Chelsea – Man City, publikohen formacionet zyrtare