Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se në asnjë moment presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk e kanë ngritur zërin në takimin e tyre në Samitin në Berlin derisa i kanë kërkuar ta heq taksën.
Haradinaj thotë se gjatë bisedës me Macronin kanë folur bashkë në gjuhën frënge dhe ata asnjëherë ai nuk ka ngritur zërin gjatë bisedave. Ai thotë se nuk është në kulturën atyre liderëvve që të ngrisin zërin derisa flasin.
“Jo se s’jonë asi njerëz. Kanë kulturë, nuk janë prej Jabllnice a prej Gllogjani me tone, me ato. Ndryshe i bëjnë ata punët. Nuk bëjnë ashtu as nuk kanë pasur nevojë të bëjnë ashtu. Por, kanë kërku që të hiqet taksa, kanë bërë përpjekje, kanë insistu për gjuhë jashtëzakonisht mirësjellëse”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.
Nëse flitet për mënyrën e sjelljes, Haradinaj thotë se mund të ketë pasur rast kur ai e ka tepruar, por kurrsesi liderët evropianë.
“Shkallën e mirësjelljes e kanë shumë më të lartë se sa ne. Mund të ketë pasur rast kur unë e kam tepruar, por jo ata”, ka thënë Kryeministri.
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...