Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është përgjigjur lidhur me raportimet se nuk flet me kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limaj, pas prishjes së koalicionit mes këtyre dy partive.
Haradinaj dhe Limaj janë parë në seancën e kaluar që nuk kanë komunikuar mes vete, ndërsa aludohej nëse të njëjtit kanë folur para seancës.
“Më ka përshëndet dhe për mirësjellje ia kam dhënë dorën… Më tha a pe pimë nga një cigare… i thash jo se e kam lënë”, u shpreh Haradinaj.
Ndër të tjera, Haradinaj tha se Limaj ka ikur në mënyrën më të turpshme.
“Jo se kom lënë, po ai na ka ikë në mënyrë më të turpshme që mundet me bo dikush”, u shpreh Haradinaj./Arbresh.info
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë