Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska, shkruan arbresh.info.
Thellimi i bashkëpunimit në shumë fusha me rëndësi për të dyja vendet, veçanërisht në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe infrastrukturës, menaxhimi i përbashkët i kufijve dhe tema të tjera në interes reciprok, ishin pjesë diskutimi në këtë takim.
“Ky është shansi që Kosova dhe Maqedonia të vendosin bashkëpunimin për fqinjësi të mirë, sidomos tani kur ka vullnet politik nga të dyja vendet”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska, tha se duhet të fuqizohen raportet me fqinjët në baza të komunikimit të përditshëm për punët që i preokupojnë të dyja vendet./arbresh.info/
![]()
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...