Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka blerë banesë në Norvegji në vlerë prej 400 mijë eurove.
Kjo përgjigje erdhi si vazhdimësi e debatit të Haradinajt dhe Kurtit në Kuvend, ku ky i fundit tha se Haradinaj ka blerë tokë në vlerë rreth 3 euro arin.
“Unë e kom ble vetëm pjesën e Gllogjanit, që ka qenë e familjeve tona, dhe e katunit tim. Në atë kohë e kom ble në bazë të ligjeve të Kosovës me çmimin e atëhershëm, se djerrinë është, krejt kodër, tokë e dorës së dytë apo tretë, ai ka qenë çmimi atëherë. Turp është me marrë rrogën në Kosovë e me shku me ble banesë në Norvegji o vëlla, e mos me mendu me jetu këtu. Unë e nderoj vendin tem, traditën tem, historinë tem.
Turp është me marrë rrogën e Kosovës, me ble banesë në Norvegji, ky asnjë pronë se ka ble në Kosovë, ky banesën 400 mijë euro gruaja e tij e ka blerë në Norvegji. Unë e kom ble tokën që ma kanë marrë jugosllavët dikur, e kom rible teme, në respektim të shtetit edhe ligjeve të shtetit tim. Tani a është turp dhe a dëgjon elektorati“, tha Haradinaj në Dukagjin.
“Do t’ua prish planet dhe do ta trondis botën këtë korrik në...
Antony Joshua rikthehet në ring, do të përballet me shqiptar...
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Aksident zinxhiror në Librazhd, një i vdekur dhe 6 të plagos...
KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lo...
Sveçla pas dënimit të spijunës serbe: Askush s’ është mbi li...