Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj të premten ka kujtuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo dita e veteranëve është ditë lavdie e krenarie.
Sipas tij, shërbimi dhe sakrifica e veteranëve gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë.
“Të dashur bashkëluftëtarë, Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë”, ka shkruar në Facebook Haradinaj./arbresh.info/
PSG nis negociatat për rinovimin e kontratës me Luis Enrique...
Britania e Madhe dëbon një diplomat rus si kundërpërgjigje n...
Komuna e Prishtinës nis mbledhjet për vlerësimin e dëmeve ng...
Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serb...
Orët e fundit të merkatos – Mesfushori i Bayernit në &...
Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovë...