Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përkujtoi sot dëshmorët e Lubizhdës së Hasit.Haradinaj tha se Hasi ishte gjithmonë në rrugën e lirisë.
‘Hasi gjithmonë në rrugën e lirisë! Duke kujtuar Heronjtë dhe Martirët e Lubizhdës, nderojmë kontributin e rajonit të Hasit për liri e bashkim’.
Ai tha se në të gjitha përpjekjet shekullore të shqiptarëve, ky rajon ishte vendi ku shkruhej historia e popullit shqiptar, duke thënë se kontributi i tyre kulmoi me Brigadën 126 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ishte në ballë të betejave deri në fitore.
‘Në të gjitha përpjekjet shekullore të shqiptarëve, ky rajon ishte aty ku shkruhej historia. Kontributi i tyre kulmoi në Luftën Çlirimtare, me Brigadën 126 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte në ballë të betejave deri në ditën e fitores. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!’, shkroi Haradinaj në Facebook./arbresh.info/
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...