Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka kujtuar 21-vjetorin e rënies së mjekut të luftës të UÇK-së Shpëtim Robaj.
Haradinaj ka thënë se Robaj me punën e tij humane shëroi në frontet e luftës shumë luftëtarë.
Ai ka theksuar se si edhe shumë kolegë të tjerë të Shpëtimit, me misionin e tyre u vunë në shërbim të atdheut deri në vetëmohim.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Sot, në 21- vjetorin e rënies, kujtojmë me pietet mjekun atdhetar të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Zeqir Robaj, që me punën e tij humane, shëroi në frontet e betejat e luftës shumë nga trimat tanë.
Shpëtimi si edhe shumë kolegë të tjerë me misionin e tyre i dhanë kuptim idealit për luftën për liri dhe pavarësi dhe u vunë në shërbim të atdheut deri në vetëmohim.
Krenar me ta gjithë të rënët që në cilëndo mënyrë kontribuan që sot Kosova jonë të jetë e lirë, e pavarur dhe sovrane!.
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen