Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Rezallës dhe atë në LLovcë të Gjilanit, duke thënë që familje të tëra humbën më të dashurit e tyre.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që prilli i vitit 1999, ishte vendimtar për ardhmërinë dhe lirinë tonë.
Statusi i plotë:
Prilli i përgjakshëm i vitit 1999, ishte vendimtar për ardhmërinë dhe lirinë tonë. Sot kujtojmë jetët e pafajshme që u humbën 21 vite më parë në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit.
Familje të tëra humbën më të dashurit, një numër i madh i të cilëve ende janë të pagjetur e eshtrat e tyre nuk pushojnë në Atdhe. Shumë dhembje përjetuam si popull. Por, ky ishte çmimi i lartë që paguam për liri.
Ne jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve. Lavdi të rënëve për liri!
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore