Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Lidhja e Pejës e udhëhequr nga Haxhi Zeka në vitin 1899, ishte dëshmi se shqiptarët janë të aftë të ndërtojnë unitetin kombëtar.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se akti i Besëlidhjes së Pejës ilustron patriotizmin dhe aftësinë për të përballuar sfidat për hir të Atdheut
“23 janari shënon një ngjarje të rëndësishme në historinë e Kosovës: Lidhjen e Pejës, e udhëhequr nga Haxhi Zeka, në vitin 1899. Kjo besëlidhje, tregoi se shqiptarët janë të aftë të ndërtojnë unitetin kombëtar për të mbrojtur tokat e tyre. Akti i Besëlidhjes së Pejës ilustron patriotizmin dhe aftësinë për të përballuar sfidat për hir të Atdheut”, ka shruar Haradinaj.
Ai ka kujtuar edhe heroin kombëtar Isa Boletini në 108 vjetorin e rënies.
“Në këtë ditë, kujtojmë edhe heroin kombëtar Isa Boletini, një udhëheqës dhe mbrojtës i pavarësisë së vendit. Fjala e tij, “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia,” shpreh besnikërinë dhe dashurinë ndaj Atdheut. Isa Boletini, si komandant i çetave, jo vetëm që ka qenë një lider popullor, por gjithashtu një burim frymëzimi për ata që vlerësojnë lirinë dhe Atdheun”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...