Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Ekrem Rexhën në 23 vjetorin e rënies së tij.
Haradinaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Ekrem Rexha- Komandant Drini dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“I afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën”, ka shkruar Haradinaj.
“Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit”, tha në fund kreu i AAK-së./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...