Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e 11 marsit të vitit 1981.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se këto demonstrata ishin shkëndija që paralajmëruan fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive dhe shtypjes.
“Dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit. Ajo ishte dita që nisi një proces të pa kthim. Me 11 mars, u pagëzua Republika e Kosovës. Lavdi të rënëve”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/

Thaçi intervistohet nga gazetari gjerman, Michael Martens
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Dibrani: Të burgosurit nga Danimarka pritet të vendosen në G...
Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet ...
Hiqen tabelat serbisht në Leposaviq, vendosen ato në gjuhën ...
Shitjet e Tesla-s kanë shënuar ‘rënie drastike’ në Norvegji