Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj.
Me anë të një postimi në rrjetit social Facebook, Haradinaj tha se që nga orët e para të luftës çlirimtare, bashkëluftëtari i tij, Heroi i Kosovës Fadil Nimani besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta.
“Ai ishte gjithmonë në vijën e parë të luftës për liri, kudo që e kërkonte nevoja. Do të kujtohet ndër breza për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur. Po sot, kujtojmë 25-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj”, shkroi Haradinaj
Ai po ashtu kujtoi bashkëluftëtarët e tij të betejës së Gllavicës së Pejës dhe ata të Zonës së Nerodimes, Brigada 162 “Agim Bajrami”, ku ranë heroikisht duke luftuar me armikun.
“Në të njëjtën ditë, në Zonën e Nerodimes, Brigada 162 “Agim Bajrami” i dha lirisë dëshmorët Shaqir Kuka, Sakip Hysa, Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani, Avdullah Baftiu. Në këto luftime armiku ekzekutoi edhe dhjetë motra e vëllezër tanë të paarmatosur”, theksoi Haradinaj.
Në fund, ai tha se i përulet me nderime të larta veprës së tyre në shërbim të atdheut.
“Historia jonë u shkrua nga vet bijtë e bijat e kësaj toke, me shumë mund, përpjekje e sakrificë. Përulemi me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të atdheut”, tha ai./Arbresh.info
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari