Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 prillin e vitit 1999 ku në Kralan të Gjakovës, forcat kriminale të Millosheviqit masakruan 86 shqiptarë të pafajshëm – burra, gra, të rinj, e madje edhe fëmijë.
Ai tha se edhe sot e kësaj dite përgjegjësit për masakrën nuk janë vënë para drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
“Po atë ditë, me pushkën e lirisë në dorë, ra heroikisht bashkëluftëtari Arton Mehmetaj – i treti dëshmor nga familja heroike Mehmetaj e Gllogjanit. Bashkë me të, përkrah njëri-tjetrit deri në frymën e fundit, ra edhe Halit Coka nga Kukësi. Kujtojmë me nderim të përjetshëm edhe trimat Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çeku dhe shumë të tjerë, që me jetën e tyre shkruan historinë e lirisë së Kosovës.”, ka shkruar ai.
“Liria nuk na erdhi vetë, ajo u fitua me gjak e sakrificë ndër breza. Sot, dhe përherë, mbetet detyra jonë ta mbrojmë këtë liri, ta çojmë përpara Kosovën ashtu siç ëndërruan ata që dhanë jetën për të.”, u shpreh Haradinaj.
“Lavdi të rënëve për liri!”, tha ai./Arbresh.info/
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...