Në 21 vjetorin e rënies së dëshmorëve, Xhelal Hajda dhe Selajdin Mullabazi, kryeministri në largim Ramush Haradinaj, ka kujtuar veprën dhe kontributin e tyre në luftën për çlirimin e vendit.
Haradinaj tha se dëshmorët Hajda dhe Mullabazi kanë rënë në shërbim të atdheut dhe kombit, për ta vulosur lirinë ./arbresh.info
Postimi i plotë i Haradinajt:
Që në fillet e luftës çlirimtare, Xhelal Hajda, epror ushtarak me përvojë, dhe Selajdin Mullabazi luftëtar i lindur, iu bashkuan rreshtit të luftës sonë për liri dhe ia shtuan forcën goditëse si dy nga luftëtarët më të zot shqiptarë të të gjitha kohërave. Përulemi me nderimet më të larta para veprës sublime të Tonit dhe Micit, si dhe bashkëluftëtarëve të tyre Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Ymeri që ranë 21-vjet më parë, në shërbim të atdheut dhe kombit, për ta vulosur lirinë dhe të drejtën tonë me jetën e tyre. Lavdi e përjetshme!
Osmani: Masakra e Izbicës është kujtesë që nuk guxon të zbeh...
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindje...
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...