Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se vizat për kosovarët mund të hiqen brenda 3 muajsh.
Haradinaj këtë e ka thënë në Kuvend, pasi deputeti i VV-së Dardan Molliqaj e ka pyetur kryeministrin se çka do të bëjë për lëvizjen e lirë të qytetarëve, pa viza.
“Kam marrë edhe një shkrim lidhur me këtë pyetje dhe kështu është gjendja. Kufiri është në Çakorr dhe Kullë, është dhe do të mbetet. Është temë që Kosova e dinë, duhet një Komision i ri t’i kryejë procedurat që i takojnë të vërtetoj. Liberalizimi i vizave është temë që është ndërlidhë përpos reformave në rend dhe ligj në qasjen e korrupsionit, dhe ato administrative në MSA-që janë nxjerrë në agjendën reformuese evropiane ka 22 veprime. Ne mund të jemi më vonë me demarkacionin, pra mund të vonohemi për shkak se Kosova si ka versionet e tashmë. Kjo temë mund të çalojë por është në proces, është operacionale që ende në afat të tillë kohor pritet të vijë përgjigja për liberalizimin. Kemi bërë përpjekje që në këtë kohë puna të fillojë edhe nga ne edhe nga agjencia evropiane dhe nga Kosova e Ministrja Integrimeve, punë këto të cilat janë intensive dhe në zbatim. Po përdorim formulën e zbatimit të tyre.Nëse duhet të kërkohet falje për një të paarritur edhe e bëjë por ende mbaj shpresë që do marrim lajmin e duhur”, tha Haradinaj.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit