Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar edhe foltoren në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të partisë për të kritikuar Qeverinë.
Ai ka thënë se një Qeveri e një vendi të zhvilluar nuk ka luksin të qëndrojë një javë në një vend tjetër.
“Një qeveri që është me kaq probleme në vend nuk ka kohë të qëndrojë një javë në Bruksel. Po besoj vendet e pasura, vendet zhvillimore nuk kanë kohë me qëndrua nga një javë në ndonjë qytet se kanë shumë dinamikë në vend, kanë shumë probleme, kanë shumë tema”, tha Haradinaj, në zgjedhjet e degës së Prishtinës, ku kryetar është bërë Avni Arifi, përcjell kp.
Haradinaj para anëtarësisë tha se partia e tij ka për qëllim që të planifikojë politika të mira dhe t’i zbatojë vendimet që i merr. Përndryshe, sipas tij, nëse nuk ka këso planifikime, një parti nuk do të ketë sukses as gjatë qeverisjes, siç është duke ndodhur edhe tani në Kosovë.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj