Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se dialogu nuk ka alternativë dhe se Kosova e Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje.
Haradinaj në konferencën e pestë të ambasadorëve ka thënë se Kosova është e hapur të arrijë një marrëveshje me Serbinë.
Kreu i qeverisë ka folur edhe për disa projekte tjera si dhe për transformimin e FSK-së.
Ai ka thënë se FSK tashmë është e gatshme të transferohet në ushtri.
“Ne po shkojmë në tranzicionin e FSK-së në ushtri. I kemi kryer të gjitha proceset që të ndodh ky tranzicion. Ne jemi të gatshëm për këtë tranzicion, pse është e rëndësishme është se është fituar besimi. Qytetarë serbë në Kosovë i besojnë FSK-së dhe janë bërë pjesë e FSK-së. Me këtë tranzicion ne kthehemi në partnerë, e mirëpresim misionin e KFOR-it në Kosovë përjetësisht. Por, duam ta kthejmë ndihmën NATO-s vendeve të lira”, potencoi ai.
Haradinaj ka pasur një kritikë edhe për ambasadorët kosovar.
“Mendoj që është i pazot ai ambasador që thotë se nuk po na dërgon instruksione Prishtina. Zhvillimi i medias ka bërë që të ndiqni mbledhjet e Qeverisë. Si nuk iu vjen marre që të thoni se nuk po dërgojmë instruksione. Interesohuni për vendin tuaj, përcillni temat”, tha kryeministri i Kosovës.
Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat...
Vushtrria vazhdon lidershipin, afrohen Dinamo e Trepça 89 – ...
Java vendimtare në Hagë: ‘Liria ka Emër’ intensi...
Shkak i një defekti, ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm n...
Aksioni në tregun e automjeteve, Inspektorati i Prishtinës s...
Pa befasi mbyllet xhiroja e 19 në Superligën e Kosovës – Rez...