Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj përmes një statusi në faqen e tij facebook ka propozuar që në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës mënjëherë të nisin procedurat e ndërtimit të Monumentit të Pavarësisë, që do të ngritej në sheshin qendror të Kryeqytetit.
Haradinaj tha se në tokën e Kosovës, ka shumë lapidarë e shtatore, ka shumë varre e përmendore dhe vende që sot janë bërë të shenjta për luftën dhe lirinë dhe kjo është pjesë e historisë sonë të lavdishme që nuk shlyhet kurrë.
“Por në përpjekjet shekullore të shqiptarëve që të jenë të lirë e zot në tokën e tyre, ka një datë dhe ka një ditë që është më e madhja në historinë e Kosovës. Ajo është Dita e Pavarësisë! Kjo ditë e madhe të shndërrohet në monumentale! Rroftë Kosova dhe populli i saj heroik!”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit sot dalin para Gjykatës