Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar me rastin e rrëzimit të një aeroplani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjirin Persik nga ana e Iranit.
Haradinaj me këtë rast në profilin e tij zyrtar në Twitter ka shkruar se i konsideron veprimet e Iranit të gabuara.
I pari i ekzekutivit theksoi se Kosova do të qëndrojë pranë Shteteve të Bashkuara, për të mbrojtur vlerat e lirisë, paqes dhe sigurisë.
“Kosova konsideron se veprimet e Iranit në ngritjen e tensioneve në Gjirin Persik janë të gabuara dhe ne qëndrojmë së bashku me të drejtën e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur vlerat e lirisë, paqes dhe sigurisë, gjithmonë dhe kudo”, ka shkruar Haradinaj.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj