Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar me një grup pedagogësh dhe studentësh të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
Gjatë këtij takimi u ndër të tjera u bisedua edhe për rrethanat aktuale politike në Kosovë dhe rajon.
Me këtë rast kreu i ekzekutivit ka thënë se Kosova ka objektiv kryesore fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoj hapur me një grup pedagogësh dhe studentësh të Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë (UEJL), për rrethanat aktuale politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për rrugëtimin e përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE. Kosova, objektiv kryesor e ka fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, anëtarësimin në BE e NATO, dhe me një popullsi të re dhe mirë të arsimuar, ka një ofertë atraktive për Europën, si vend me resurse të mëdha humane dhe ekonomike.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...